Flash News

KRYESORE

Balaj tregon frikën: Familja jeton në Itali, jam në merak!

Balaj tregon frikën: Familja jeton në Itali, jam në merak!

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, është në Auatri. Ai luan me Sturm Grazin, por kampionati është ndalur, ashtu si në çdo vend tjetër të Europë.

“Kam marrë një program dhe po stërvitem vetëm. Këto kohë kam bërë stërvitje vetëm në një park afër shtëpisë sime, por edhe atë do ta mbyllin. Mbi të gjitha është jeta, e rëndësishme është të kalojë kjo situatë.

“Jam në merak për prindërit e mi dhe motrën, që jetojnë në Itali, në Rimini. Është një zonë mjaft e prekur nga Koronavirusi.

“Kam kontakte me shokët e kombëtares, e kalojmë kohën duke luajtur Ludo King”,-tha ai për "Zona Gol" në Supersport.

Të fundit