Flash News

KRYESORE

Bale acaron Zidane, kjo nuk i falet asnjë lojtari profesionist!

Bale acaron Zidane, kjo nuk i falet asnjë lojtari profesionist!

Dihet botërisht se Zinedine Zidane dhe Gareth Bale nuk kanë raporte të mira me njëri-tjetrin, por situata po shkon keq e më keq, pavarësisht faktit se ata nuk shprehen publikisht për këtë.

Tekniku i Real Madridit nuk e grumbulloi uellsianin në ndeshjen e Champions League me Club Brugge, e mbyllur 2-2. Sidoqoftë, ish-ylli i Tottenham-it e kishte për detyrim të ndiqte ndeshjen nga tribuna.

Kjo, vetëm teorikisht, në fakt, sepse Bale është paraqitur 4 minuta pasi ka filluar ndeshja, një gjë e patolerueshme për Zidane. Bale ia ka përsëritur disa herë këtë gjë, ndoshta për të treguar se nuk e mposht dot lehtë psikologjikisht.

Me këto lajme që qarkullojnë thuajse javë pas jave, aventura e Bale në Madrid padiskutim që do të mbyllet verën tjetër, për të mos thënë që në janar.

Të fundit