Flash News

KRYESORE

"Balena Blu" në Shqipëri/ Dëshmitë e fëmijëve: Mua më kanë marrë në telefon, shoku im çau dorën…

"Balena Blu" në Shqipëri/ Dëshmitë e

“Balena Blu” quhet loja e frikshme që ka marrë jetën e dhjetëra fëmijëve në botë e që me sa duket ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Edhe pse autoritetet nuk e pohojnë këtë, janë vetë fëmijët që thonë se e luajnë lojën dhe dinë shumë detaje rreth saj. “Mua më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur a dëshiron ta luash Balenën Blu? Por unë e dija që ishte e rrezikshme dhe iu përgjigja: Jo. Pastaj mora kartën dhe e theva”,- tha një fëmijë.

“Njoh dy veta në klasën time që e luajnë. Është një lojë interesante thonë se ka të bëjë me jetën tonë dhe nëse bie nga lartësia nuk të gjen gjë”,- tha një vajzë. 

“Një djalë i klasës time ka çarë dorën, por tani ka fikur celularin se e ka kapur vëllai dhe ia ka ndaluar vëllai”,- tha një tjetër. “Luajnë dy shokët e mi, njëri është në nivelin 31 dhe tjetri në të 35-n. I detyrojnë të zgjohen në mes të natës, folin me vete, janë si lojëra të çmendura”,- tha një tjetër fëmijë.

Këto janë pohimet e disa fëmijëve dhe adoleshentëve shqiptarë, të cilët jo vetëm e njohin lojën e “Balenës Blu” por edhe kanë rrezikuar të bien në kurthin e saj. Fëmijët pohuan për News 24 dhe BalkanWeb fakte tronditëse, dëshmi nga të cilat na rezulton se kjo lojë është më popullore sesa mendohet. Pavarësisht se fëmijët pohojnë se po luajnë me këtë lojë, policia nuk ka marrë denoncime konkrete. “Deri në këto momente nuk kemi denoncime konkrete për këtë lojë”,- tha Artan Dashi, shef i krimit kibnerbetik në Tiranë.  

Loja online e quajtur “Balena Blu” që sipas të dhënave nga mediat ndërkombëtare, mund të ketë vrarë mbi 140 fëmijë dhe adoleshentë vetëm në Rusi, mesa duket përbën rrezik potencial edhe për fëmijët shqiptarë, pasi ka mbërritur prej kohësh në rrjetet sociale të adoleshentëve më së shumti në Messengerin e Facebook-ut. Për këtë janë sërish fëmijët që sqarojnë sesi kontaktohen nga drejtuesit e lojës. 

“Më kishte çuar ftesë por kur thashë s’më intereson më bënë block”,- tha njëri prej tyre. “Fillimisht duan foton tënde, pastaj të shtëpisë dhe sfida e tretë ka të bëjë me një video ku ti gjuan veten me shpulla”,- u shpreh një tjetër nxënës i shkollës 9-vjeçare. 

 

Të fundit