Flash News

KRYESORE

“Balkan Judo Championship”, Indrit Çullhaj kampion i Ballkanit për herë të dytë radhazi

“Balkan Judo Championship”, Indrit Çullhaj kampion i

Për herë të dytë radhazi, xhudisti Indrit Çullhaj është shpallur kampion i Ballkanit për të rritur në “Balkan Judo Championship”, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri.

Çullhaj i fitoi 3 ndeshjet me “ippon”, duke i mbyllur ato përpara se të mbaronte koha e plotë.

Sportisti tashmë po përgatitet për garën e radhës që do të mbahet më 5 prill në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillohet turneu “Antalya Gran Prix”.

Synimi tij është të grumbullojë pikët e nevojshme për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Të fundit