Flash News

KRYESORE

Balla: Basha dogji mandatin se nuk përballonte dot debatin me Spiropalin; Partia e Metës do ikë për skrap në 25 prill

Balla: Basha dogji mandatin se nuk përballonte dot debatin me Spiropalin;

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaron se presidenti Ilir Meta nuk është i shqetësuar për Kushtetutën, por për të ardhmen e partisë së tij LSI, pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor dhe ndalimin e koalicioneve.

Sipas Ballës, në ‘real story’, partia e drejtuar prej tij para se të emërohej president do të shkojë për skrap pas 25 prillit.

“Partia e Metës do të ikë për skrap pas 25 prillit. Premtimin e Bashës do ta mbajmë ne socialistët e Shqipërisë.

Ku është morali i angazhimit në cdo shesh të vendit. Shpresoj që Meta e Basha të jenë bashkë në koalicion. Ku ta gjejë që edhe inati i 30 viteve kundër këtij ngatërrestari të marrë fund, një herë me ne, një herë me ata dhe shqiptarët të na vlerësojnë me votë.

Mos kujtoni se Basha iku nga parlament për kauzë politike, jo, e enjtja ishte ditë e zezë për të, ai nuk e përballonte dot një debat politik, me Spiropalin, kishte probleme me formimin”, tha Balla.

Të fundit