Flash News

KRYESORE

Balla: Hiq dorë nga historia e fotove, kam një album të fotove të tua/ Përgjigjet Basha

Balla: Hiq dorë nga historia e fotove, kam një album të fotove

Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar Bashës që të heqë dorë nga historia e fotove, duke ju referuar fotos së djeshme ku Durim Keçi ishte në zyrat e PS-së dhe përkrah Blendi Klosit. Balla gjithashtu ka paraqitur dy foto ku ka dal Lulzim Basha me dy persona të akuzuar për shitje dhe trafikim të minave me sahat dhe për trafikim narkotike.

“Flamur Bega është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte, vendoste, shiste mina me sahat.

Po pse mo Lulëzim unë do vi këtu dhe do them që ju vendosni mina me sahat së bashku me ortakun tuaj.

Apo me Arben Xibrin, i kapur me 130 kilogram kanabis, nuk them unë që ti trafikon kanabis. Ti kërkove dorëheqjen e Klosit dhe unë pas këtyre fotove duhet të kërkoj dorëheqjen tënde.

E pra, kështu nuk shkon, ndaj hiq dorë nga këto histori", shprehet Balla.

Pas Ballës, Basha ka kërkuar fjalën për replikë duke u shprehur se fotot që ai posedon nuk janë thjesht ‘selfi’ por janë foto të realizuar në darka të përbashkëta.

“Nuk është çështja te fotot, se gjithkush mund të të ndalojë për të bërë ‘selfi’, por kjo nuk ishte selfi, kjo ishte një darkë e përbashkët.

Ju nuk keni bërë vetëm ‘selfi’ me këta persona, ju u keni dhënë pushtet, u keni dhënë në dorë çelësat e institucioneve,” u shpreh Basha.

 

Të fundit