Flash News

KRYESORE

Balla dhe Shalsi zëvendësojnë Tahirin, marrin në mbrojtje Ramën dhe qeverinë

Balla dhe Shalsi zëvendësojnë Tahirin, marrin në mbrojtje

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme parlamenatre. Por për të bërë avokatinë e qeverisë duket se kishte deleguar Taulant Ballën dhe Eduard Shalsin.

I pari, ka kohë që e kryen këtë detyrë, në mandatin e parë duke shpresuar se do të bëhej ministër, ndërsa tani i detyruar nga posti që Rama i dha në pari, ndërkohë që Shalsi duke se vijon të shpreh mirënjohjen e tij për Ramën duke ju detyruar atij për karrirën politike.

Balla dhe Shalësi ishin të vetmit nga deputetët socialist të cilët fjalimet e tyre i kishin replikë ndaj deputetët demokrat duke mos folur asnjë fjalë për rendin e ditës. Balla replikoi menjnherë pas fjalës së kreut të opozitës Lulzim Basha ndërsa Shalsi replikoi me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mesa duket Balla dhe Shalësi kanë vendosur të zëvendësojnë Saimir Tahirin. Ky i fundit ishte gjtihmonë gati sa herë akuzat në Kuvned drejtoheshin drejt kreut të qeverisë.

Të fundit