Flash News

KRYESORE

Balla drekë për Krishtlindje me pacientët e Spitalit Psikiatrik në Elbasan: Nuk ka kuptim më të bukur festa sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë

Balla drekë për Krishtlindje me pacientët e Spitalit Psikiatrik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në drekën që Kisha Katolike organizoi për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Në Facebook, Balla shkruan se nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë.

 “Ju bashkova drekës që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi sot për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit. Nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë. “Por, ashtu siç dëshironi që t’ju bëjnë ju njerëzit, po ashtu bëni ju me ta”, shkruhet në Bibël.

Gëzuar Krishtlindjet🎄”, shkruan Balla.

Të fundit