Flash News

KRYESORE

Balla e konfirmon: Ndryshimet kushtetuese miratohen fjalë për fjalë më 30 korrik, ndodh e kundërta vetëm në një rast

Balla e konfirmon: Ndryshimet kushtetuese miratohen fjalë për

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla konfirmoi se ndryshimet kushtetuese të miratuara një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit do të miratohen fjalë për fjalë më 30 korrik.

Në studion e Real Story ai tha se e kundërta mund të ndodhë vetëm nëse tërhiqet opozita parlamentare pasi mazhoranca e ka shprehur vullnetin e plotë për t’i miratuar.

‘’Kemi riformuluar nenin ku të drejtën e propozimit ia kemi dhënë individit. Ndryshimet kushtetuese do të miratohen fjalë për fjalë më 30 korrik. Vetëm nëse opozita parlamentare tërhiqet. Unë kam besim se është shprehur një vullnet i plotë.

Nuk janë koalicionet, nuk është pragu problemi i PD. PD me një lidership të thyer, që nuk ka arritur të kontrollojë atë parti nuk do që të hapen listat”, tha Balla.

Lexoni edhe:

https://politiko.al/ndryshimet-kushtetuese-si-i-komenton-balla-perfshirje-e-qytetareve-ne-vendimmarrje-sbesoj-te-jene-kunder/

Të fundit