Flash News

KRYESORE

Balla e konsideroi “mikeshë të Bashës”, reagon deputetja holandeze: Nuk jam lobiste dhe s'i njoh fare këta persona

Balla e konsideroi “mikeshë të Bashës”, reagon

“Mikeshë e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët përdorin çdo mjet për të denigruar kombin shqiptar... Basha lobon për këtë në Holandë”, kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla për deputeten holandeze Madeleine van Toorenburg, pas  votimit PRO të 92 politikanëve për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

E kontaktuar nga Exit.al, kristian-demokratja Toorenburg, njëra nga katër deputetet që propozuan mocionin në parlamentin holandez, është shprehur se nuk është lobiste dhe se nuk i njeh fare politikanët shqiptarë.

 “Unë nuk jam lobiste dhe as që i njoh fare këta persona. Kjo më shumë flet për Shqipërinë se sa për mua. Policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të patur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga Shqipëria, sepse ata tani përballen vazhdimisht me njerëz që kryejnë krime ose hipin nëpër kamionë, të cilët kur ndalohen thonë se janë thjesht turistë”, deklaroi deputetja Madeleine van Toorenburg.

 

Të fundit