Flash News

KRYESORE

Balla: Elbasani nuk ka lidhje me krimin, probleme ka edhe Londra, Nju Jorku e Berlini

Balla: Elbasani nuk ka lidhje me krimin, probleme ka edhe Londra, Nju Jorku e

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se qeveria do të luftojë krimin jo vetë në këtë qytet, por në të gjithë  territorin. Ai shtoi se nuk ka kompromis me grupet kriminale.

Sipas Ballës, është ekzagjeruar fakti që Elbasani identifikohet me krimin, sepse krim ka edhe në metropolet e mëdha të botës, si Londër, Nju Jork apo Berlin.

“Dua ti them Policisë së Shtetit që duhet tja nxini jetën çdo elementi kriminal, sepse ka pasur një përpjekje të vazhdueshme gjatë këtyre 18 muajve të fundit për ta identifikuar Elbasanin me krimin. Elbasani nuk ka lidhje me krimin. Krim ka kudo dhe në Nju Jork,Uashington, Londër, Berlin etj, por askush nuk thotë Londra e krimit, Nju Jork i krimit. As Elbasani nuk është i tillë. Nxis Policinë, Prokurorinë, Gjykatat që t’ia nxinë jetën çdo elementi kriminal në Elbasan e të mos ta lënë pa e çuar para drejtësisë, sepse nënat dhe motrat e Elbasanit duan të jenë të qeta në lagjet dhe në shtëpitë e tyre, sepse për këtë na kanë votuar. Ne do ta forcojmë forcën e shtetit në Elbasan”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS, u ndal edhe te historia e përgjimit.

“Ne socialistët kemi vendosur një standard, të cilin duhet ta respektojmë të gjithë. Në momentin më të parë që një përfaqësues i PS është vënë nën akuzë nga Prokuroria ai nuk ka më vend në PS, por të shkojë atje dhe të qartësojë pozicionin e vet. Ky duhet të jetë një standard që duhet ta respektojnë të gjithë. Në rastin e Lulzim Bashës, i cili për fat të keq po shkatërron PD-në teksa vihet në akuzë për një prej veprave më të rënda, siç është financimi i PD nga burime financiare me pronësi oligarkësh rusë.

Shqipërinë duam ta shohim në të njëjtën linjë me SHBA dhe jo me stepat ruse. Një politikan që nuk është në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE nuk i shërben Shqipërisë. Një politikan që nuk vendos mënd teksa SHBA dhe BE thonë të tërhiqet nga dhuna ndaj institucioneve nuk i duhet Shqipërisë”, shtoi ai.

Të fundit