Flash News

KRYESORE

“Balla është problemi i radhës i Rilindsave”, deputeti socialist: I keqardhur për teatrin e radhës së opozitës

“Balla është problemi i radhës i Rilindsave”,

Deputeti demokrat Genc Pollo në një postim në Facebook, sqaron çfarë u diskutua në mbledhjen e Komisionit të përbashkët të Stabilizim Asocimit.

"Shpjeguam gojarisht e dorëzuam memorandume sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitietin e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e (bashkë) kryeson Taulant Balla", shprehet deputeti demokrat.

Pollo shkruan se Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë të emërojnë një socialist normal në krye të delegacionit parlamentar, duke shtuar më tej se Taulant Balla është problemi i radhës i Rilindistave.

“Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuraria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë. Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve”, shkruan  Pollo.

Reagimi i Genc Pollos:

Sot në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit shpjeguam gojarisht e dorëzuam memorandume sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitietin e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e (bashkë) kryeson Taulant Balla. Mendoj se edhe shumë deputetë normalë të mazhorancës dhe i gjithë opinioni publik bie dakord për sa më lart.

Bien dakord edhe shumë eurodeputetë të informuar, pavarësisht se ata ruajne aparencat dhe thonë me të drejtë se kjo çështje duhej zgjidhur në Tiranë. Por Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë një zgjidhje të thjeshtë që u propozuam para një jave. Të emëronin një socialist normal (ka ende të tillë) në krye të delegacionit parlamentar. Pse nuk e bënë e dinë ata.

Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuraria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë. Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve

Eurodeputetë kërkojnë sqarime nga ekzekutivi i tyre për raste bego, beço, rrajo etj. Interesante të ndjekim zhvillimet.

Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zenë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë

Por të mos presim nga Parlamenti Europian të na zgjidhi problemet një më një.

Balla është problemi i rradhës i Rilindistave Aty ku lindi aty duhet zgjidhur: në Shqipëri!

Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka falenderuar Parlamentin Europian për miratimin me unanimitet të Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri. Më tej reagon ndaj Partisë Demokratike, duke e konsideruar qëndrimin e opozitës “teatër të radhës”.

Reagimi i Taulant Ballës:

Faleminderit Parlamentit Europian🇪🇺 grupeve më të mëdha politike nga e djathta️ në të majtë👏, për miratimin me unanimitet të Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali:

Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019👍🇦🇱🇪🇺. Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE.

Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë🇦🇱👐 që Duam.

Të fundit