Flash News

KRYESORE

Balla flet me siguri: Sandër Lleshi do jetë ministër! Ka instrumente tjera që mund të përdoren

Balla flet me siguri: Sandër Lleshi do jetë ministër! Ka

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur sot i sigurtë për Report TV se Sandër Lleshi do jetë Ministër i Brendshëm.

Sipas tij, Kushtetuta ka instrumente të tjera që mund të përdoren dhe pas refuzimit të dekretit të presidentit Ilir Meta. “Sander Lleshi do jetë ministër pasi Kushtetuta ka instrumenta të tjerë por nuk është momenti për t’i përdorur”, tha Balla.

Sa i përket shprehjes së përdorur nga kryeministri Edi Rama se politika është një lojë shahu, Balla u shpreh se kjo lojë u ka mësuar diçka politikanëve, “ Kurrë në politikë mos bëj lëvizjen e fundit të parën dhe në poltikë mos thuaj fjalën e fundit të parën”.

http://politiko.al/qendrimi-i-metes-per-lleshin-balla-ska-sens-te-sjelle-ne-kuvend-dekretin-dhe-mesazhin/

Të fundit