Flash News

KRYESORE

Balla flet pas mbledhjes së Kryesisë: Ristrukturim brenda PS, jemi parti demokratike me një libër rregullash

Balla flet pas mbledhjes së Kryesisë: Ristrukturim brenda PS, jemi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka dhënë sqarime pas mbledhjes së sotme në Kryesi.

Sipas Ballës, në fokus kanë qenë diskutimet për ristrukturim të brendshëm të PS, që sipas tij do të reflektohen edhe në Kodin Zgjedhor.

“Me zgjedhjen e delegatëve të kongresit, jemi partia e parë në vend që kemi përfaqësuar idenë e bashkëdrejtimi, për një përfaqësim të barabartë mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.

Jemi në fazën që paraprin kongresin. PS është parti demokratike dhe ka një libër rregullash që garantojnë funksionalitetin dhe organizim që e ka bërë të jetë fituese në shumë procese zgjedhore në vend.

Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara edhe në Kodin Zgjedhor të PS, modele që i kemi konsultuar me shumë parti fituese në Evropë”, u shpreh Balla për mediat.

Të fundit