Flash News

KRYESORE

Balla flet për gjendjen e rënduar të deputetit të infektuar me Covid dhe përplaset me Alimadhin: Një ballist s’mund të më ndërpresë fjalën

Balla flet për gjendjen e rënduar të deputetit të infektuar

Në fjalën e tij në kuvend, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla u shpreh se gjendja e deputetit të prekur me COVID-19, Enver Roshi është jo e mirë.

Duke folur për qëndrimin e PS për ndryshimet kushtetuese, Balla tha se është e habitshme sesi deputeti Adriatik Alimadhi, i cili ka kaluar vetë COVID-19 është i pandjeshëm për të penguar përhapjen e COVID-19.

“Një kolegu ynë këtu, i prekur me COVID-19 nuk është në gjendje të mirë. Po flas për deputetin Enver Roshi. Gjendja e tij, nuk është e mirë. Unë nuk kam parë njeri si ti (i drejtohet Alimadhit). Unë në jetën time si ti nuk kam parë. Ai po kalon një situatë si ajo që ke kaluar ti. Unë nuk e di sesi. Një ballist nuk mund të pengojë fjalën time, nuk më pengon dot të shpreh mendimet e mia.  E nderuar zonja ministre. Unë përmenda zotin Enver Roshi, që është në një gjendje të vështirë në përballje me sëmundjen dhe përfitoj nga rasti ti bëj thirrje cdo qytatari e deputeti të respektojë rregullat e masat. Përdorimi i maskës është i domosdoshëme ne duhet të japim shembullin se edhe pse është senaca e fundit duhet që masat të respektohen kudo. Mua më vjen mirë që PS dhe LSI janë rikthyer në Kuvend. Ky është një hap pozitiv drejt një gjithëpërfshirjeje”, tha Balla.

Të fundit