Flash News

KRYESORE

Balla flet për një situatë gri brenda Partisë Socialiste: Na kanë mbetur edhe 200 ditë...

Sekretari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur sot për një situatë gri brenda këtij formacioni politik, por pa sqaruar më shumë lidhur me këtë çështje. Balla e lidh këtë gjendje me qeverinë e dytë të kryeministrit Edi Rama sepse në Asamble do bëhet analiza e 100 ditëve të para të qeverisjes.

“Jemi larg pozicionit ku duhet të gjendemi në cdo qark pa asnjë përjashtim. Kohën e nevojshme e kemi para por nëse dielli duket që në mëngjes, 100 ditët e para kanë kaluar por 200 të tjera janë perpara për të shpërbërë gjendjen aktuale gri të partisë sonë”, është shprehur Balla.

Balla theksoi se “partia është baza dhe ura lidhëse me njerëzit e zakonshëm”, ndërsa foli për tre pjesë që përbëjnë qeverisjen e socialistëve, “partia, grupi parlamentar dhe qeveria”.

Të fundit