Flash News

KRYESORE

Balla-Hajdarit: Bëjmë sherr kur të doni, kemi marrë modelet më të mira evropiane për sistemin

Balla-Hajdarit: Bëjmë sherr kur të doni, kemi marrë modelet

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit deputetes Rudina Hajdari, e cila hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës se mashtroi për lista të hapura.

Taulant Balla tha se PS ka marrë modelet më të mira evropiane për draftin e propozuar për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe sipas tij është një draft që sjell bashkë ekipet.

Deputeti tha se lexoi draftin e propozuar nga Rudina Hajdari, por nuk kuptoi asgjë.

"Kryetarja jone e Komisionit nuk foli për rezolutën fare, as se dinte që është temë diskutimi. Kjo ishte fjala më e dobët që mund të ketë folur ndonjëherë në këtë Kuvend dhe ia uroj të kthehet në Kuvend vitin e ardhshëm siç ia uroj kujtdo nga jush. Në Kuvend kemi mundësi për të bërë sherr kur të doni, por jo kur bëhet fjalë për qëndrime zyrtare të shtetit shqiptar për integrimin europian. Populli shqiptar është gjykatësi më i drejtë. Shqiptarët nuk gabojnë kurrë me votën. Lërini llogaritjet matematike. Ça e dini popullin? Unë do vij këtu, unë do jem por nëse populli i Elbasanit do më japë mua 0 vota dhe unë do vij në parlament…Unë e mirëkuptoj z. Murrizi ka të drejtë. Bini propozimet. Lexova propozimet e zonjës Hajdari nuk kuptova asgjë. Sa i përket sistemit, dini gjë se kemi shpikur ndonjë sistem ‘Kaç Islami’ këtu? Jo nuk është. Kemi marrë modelet më të mira të Europës. Austria është vend diktatorial që ka këtë sistem? Danimarka mos është gjë vend diktatorial se ne e marrim për model. Kroacia? Dhe kemi dallim nga Kroacia kur pragu është 5%. Çekia apo Holanda?

Gjithë këto vende, merrini dhe pyeteni. Është një draft që sjell bashkë ekipet. Në politikë konkurrohet me ekip e lidership e program. Ju s’keni ekip, lidership e program jo e jo. Meta-Basha, Basha-Meta, këta të dy janë bashkë. Rezoluta është shumë e rëndësishme, plani është i detajuar. Kemi miratuar 5 qershorin, fjalë për fjalë. Ka pasur një reflektim për plotësimin e vendeve në Gjykatën e Lartë dhe ka ardhur një shqetësim nga ministrja e Drejtësisë, do ta adresojmë. Kuvendi ecën shumë shpejt për vendet në Gjykatën Kushtetuese. I bëj thirrje çdo juristi të aplikojë deri më 10 tetor. KED dhe institucionet e tjera duhet të kuptojnë që s’mund të tallen më me këtë proces. Të sjellin kandidaturat." tha Balla

Të fundit