Flash News

KRYESORE

Balla: Hapja e listave është fakt, humbësit të heqin dorë nga ndërtimi i alibive

Balla: Hapja e listave është fakt, humbësit të heqin

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se nuk ka kohë për të humbur për të votuar Kodin Zgjedhor dhe sipas tij opozita duhet të heqë dorë nga ndërtimi i alibive.

PS propozoi në mbledhjen e fundit një draft me 7 amendamente për mënyrën e hapjes së listave, koalicionet parazgjedhore dhe ndarjen e mandateve, por kjo u kundërshtua nga Opozita e Bashkuar pasi kërkon ekspertizën e OSBE-ODIHR. Gjithashtu dhe mënyra e hapjes së listave u kundërshtu nga të dyja opozitat pasi pretendojnë se me amendamentin e propozuar nga PS, sërish emrat e deputetëve janë në dorë të kryetarit për shkak të hapjes së listave.

Por, sipas Ballës hapja e listave tashmë është një fakt dhe se humbësit duhet të heqin dorë nga ndërtimi i alibive, duke u fshehur pas akuzave dhe bllofeve.

“Hapja e listave tashmë është një fakt dhe nuk ka më kohë për të humbur, për të votuar Kodin Zgjedhor. Humbësit përsëritës duhet të heqin dorë nga ndërtimi i alibive, duke u fshehur pas akuzave dhe bllofeve. Ne jemi gati ta diskutojme propozimin në mënyrë gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe brenda pak javësh duhet të kemi miratuar reflektimin në Kod të ndryshimeve kushtetuese”, deklaroi Balla gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Belshit.

Balla shtoi më tej se ndryshimet e propozuara janë të bazuara në modelet e Austrisë, Belgjikës, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë etj.

“Lista e kandidatëve të subjektit zgjedhor do të jetë 100% e hapur. Çdo kandidat në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Propozimi ynë ruan plotësisht edhe pragun e përfaqësimit gjinor. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale”, tha Balla.

Të fundit