Flash News

KRYESORE

Balla hedh poshtë zërat për një pakt të fshehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë për detin: E vetmja marrëveshje, ajo e firmosur nga Berisha

Balla hedh poshtë zërat për një pakt të fshehtë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka tentuar të shuaj zërat për një marrëveshje të fshehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë për këtë çështjen e detit, një problematikë e cila është komentuar së tepërmi gjatë ditëve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla rithekson se vetmja marrëveshje me Greqinë, ishte ajo që rrëzoi Gjykata Kushtetuese dhe që është firmosur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Reagimi i plotë i Ballës:

Meqenëse PD-LSI vazhdojnë të konsumojnë në publik çorbën e prishur që po vetë e gatuajnë, lidhur me “marrëveshjen e fshehtë të detit me Greqinë”, po rikujtojmë se për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë sepse nuk kanë asnjë vlerë.

Këto marrëveshje firmosen mes qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Prandaj gjoja-marrëveshja e re e gatuar në kazanin pa atdhe të PDLSI, nuk ekziston aspak. ËSHTË GËNJESHTËR.

E VETMJA MARRËVESHJE NË LETËR, bashkë me firmat dhe vulat e tyre, ËSHTË MARRËVESHJA E FIRMOSUR NGA BERISHA DHE BASHA, e mbështetur nga ILIR META SI PASARDHËS I LULIT DHE MINISTËR I SALIUT.

Ajo marrëveshje cenonte interesin kombëtar, prandaj Partia Socialiste vendosi ankimimin e saj në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin e qartë 9 me 0. Prokuroria bëri sikur e hetoi, por e mbylli pa e filluar. Pa marrë në pyetje as vasalin firmëshkrues e as vulëvënësin.

Madje për turpin e PD-LSI, kryekuzhineri i tyre Sali Berisha vazhdon ta mbrojë për turp këtë marrëveshje të rrëzuar, që i hiqte Shqipërisë 354,4 km2 hapësire detare”, shkruan Balla.

Të fundit