Flash News

KRYESORE

Balla i jep "lamtumirën" Besa Shahinit, mirëpret Ministren e re: Besimplotë se do të çojë përpara stafetën e reformave

Balla i jep "lamtumirën" Besa Shahinit, mirëpret Ministren e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i saj si Ministre e Arsimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka shprehur mirënjohje për punën e Shahinit në arsim.

Ndërkaq ka uruar edhe ministren e re të Arsimit, Evis Kushi, duke theksuar se ka besim të plotë që kjo e fundit do të çojë përpara stafetën e reformave transformuese në Arsimin Shqiptar.

“Falenderim e mirënjohje për Besa Shahinin dhe urimet më të përzemërta për çdo të mirë në jetën e saj të re familjare. Besimplotë që ministrja e re Evis Kushi do të çojë më tej përpara stafetën e reformave tona transformuese në Arsimin Shqiptar”, shkruan Balla.

Të fundit