Flash News

KRYESORE

Balla i shikon kushtet e Gjermanisë si vlerësime për qeverinë: Ata që u nxituan t’i quajnë ndryshe do të përgjegjen

Balla i shikon kushtet e Gjermanisë si vlerësime për

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë një interviste për DW ka folur për aprovimin që grupet parlamentare gjermane në Bundestag, CDU/CSU dhe SPD dhanë

për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Edhe pse deputetët gjermanë shprehën qartë se pa plotësuar 9 kushte Shqipërisë nuk mund t’i çelen negociatat, Balla shprehet se “ata që u nxituan dje t’i quajnë këto vlerësime të Bundestagut si kushte, e kanë shumë gabim dhe duhet të marrin përgjegjësinë e tyre në këtë proces.

DW: U dha një “po” e qartë, por që lidhet me disa kërkesa: p.sh. Konferenca e Parë e Anëtarësimit nuk do të hapet pa u ngritur Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë në Shqipëri. E pengon kjo çeljen reale të negociatave?

Taulant Balla: Ajo që është e rëndësishme është që Bundestagu Gjerman u shpreh pro fillimit të negociatave për Shqipërinë. Pra qeveria gjermane ka marrë autorizimin zyrtar nga Bundestagu që në samitin e Këshillit Evropian të 17-18 tetorit Gjermania të shprehet pro fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë. Ajo që doli në pah në diskutimet dje në grupet e mëdha parlamentare qeverisëse dhe do të diskutohet edhe sot në Komitetin për Çështje Evropiane dhe nesër në seancë plenare, shpreh qartë se ka një vlerësim pozitiv nga Bundestagu dhe nga qeveria federale për ecurinë e deritashme të procesit të Vettingut dhe të reformës në drejtësi.

Ata që u nxituan dje në Shqipërinë tonë të dashur t’i quajnë këto vlerësime të Bundestagut si kushte, e kanë shumë gabim dhe duhet të marrin përgjegjësinë e tyre në këtë proces.

Padyshim që çështjet që lidhen me zbatimin e reformës historike në drejtësi, janë çështje që lidhen me detyrat e shtëpisë. Reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka kthim pas. Unë jam shpresëplotë që anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, qoftë ata që zgjidhen nga Parlamenti, tre prej tyre, qoftë tre që përzgjidhen nga propozimet që vijnë nga Këshilli i lartë i Drejtësisë, nga Presidenti i Republikës do të jenë në detyrë në një kohë shumë të shkurtër. Edhe anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, tre të parët do të jenë në detyrë shumë shpejt, sepse procesi është një fazë shumë të avancuar.

 

Të fundit