Flash News

KRYESORE

Balla ironizon Metën për dekretimin e Xhaferllarit: Më mirë të kishte zgjedhur Enkelejd Alibeajn

Balla ironizon Metën për dekretimin e Xhaferllarit: Më mirë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar vendimin e Presidentit Meta, i cili sot dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Balla tha se Presidenti sot mund të dekretonte në këtë post edhe Enkelejd Alibeajn, bashkëjetuesin e Marsida Xhaferllarit, gjë të cilin e përmendi edhe në seancën plenare të së hënës.

“Presidenti Meta mund të dekretonte edhe Enkelejd Alibeajn sot, sepse është po aq e pavlefshme sa edhe dekretimi i bashkëjetueses së Alibeajt. Unë e kam thënë dy ditë më parë në seancën e Kuvendit që Presidenti Meta nuk ka asnjë bazë Kushtetuese në vendimarrjen e sotme. Meta ka pasur mundësinë të zgjedhi një prej tre kandidatëve të renditur të parët. Nuk e ushtroi këtë të drejtë brenda 30 ditëve. Afati kushtetues i Metës për ta dekretuar ka qenë 7 nëntori. Presidenti Ilir Meta e ka ezauruar të drejtën për të zgjedhur në këtë rast, sepse KED pas përfundimit të afatit 30 ditë ka emëruar atë që është renditur e para në listë. Nuk ka asnjë dallim nga qasja e Ilir Metës edhe ëpr ç’dekretimin e 30 qershorit. Ilir Meta mund të dekretoj anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Sali Berishën, por ai është ai është anëtar I Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën, por nuk mund të jetë për Kushtetutën e vendit dhe për institucionin e Gjykatës Kushtetuese në këtë vend”, tha Balla.

Ndërsa në seancën parlamentare të së hënës Balla tha:

“Duhet të flas troç, Meta bën mirë të heqë maskën e të flasë troç. Nuk ka hallin e afatit, ka ngulmuar që lista ti shkojë me 4 veta, se ka parë që e katërta e renditur është një person që ka njohje me presidentin. Bashkëjetuesen e Alibeaj, kjo është troç, lërini dënglat.”

Të fundit