Flash News

KRYESORE

Balla iu përgjigjet akuzave për lirimin nga burgu të djalit të deputetit të PS: Inskenime të PD

Balla iu përgjigjet akuzave për lirimin nga burgu të djalit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla doli në një deklaratë për media nga Kuvendi, duke denoncuar PD për shpifje ndaj përfaqësuesve më të lartë të Partisë Socialiste.  Sipas Ballës, PD po bën inskenime të turpshme ndaj deputetëve të PS, ku përmendi rastin e një ish-oficeri policie.

Balla denoncoi dëshminë e  rremë që sipas tij po gatuhet në zyrat e Partisë Demokratike, që e akuzojnë atë se ka qënë në mesin e personave që kanë kërcënuar oficerin e policisë së Fushë Krujës, Emiljano Luku të mbyllte dosjen e djalit të deputetit Rahman Rrahja, i akuzuar për përdhunim.

“Prokuroria të marrë masat e domosdoshme për inskenimin ndaj Babale 1 , brenda godinës së PD është ngritur një grumbull baltosjesh ndaj PS. Sot do bëj publik një rast tjetër, që kanë në qendër të vëmendjes Bashën e Berishën.

Nëse do kishte qëndruar në polici, vettingu i policisë do ta flakte nga Policia e Shtetit.  Prej dy ditësh jam vënë në dijeni të një letre të një ish-oficeri polici, i cili ka braktisur detyrën dhe ashtu si Babalja është larguar nga Shqipëria po me të njëjtin skenar  si frymëzuesi.

Deklaroj se ndaj këtij personi por dhe personave brenda PD do bëjmë kallzim penal për shpifje të rënda, as nuk kam qenë ndonjëherë në Komisariatin e Policisë, Krujë, as kam qenë në verë në Krujë. Nuk kam qenë kurrë. Edhe është bërë vërtetim që në datat e orët që ky person thotë, kam qenë në takime publike në vende të ndryshme të Shqipërisë,” tha Balla.

Të fundit