Flash News

E-TJERA

Balla kërcënon për një “drejtësi” pa opozitën: Ne votat i kemi, por hajdeni dhe ju të miratojmë ligjet

Balla kërcënon për një “drejtësi” pa

Nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka folur para mediave pas mbledhjes së zhvilluar në ambientet selisë rozë, ku u diskutua për rendin e ditës së seancës së radhës të Kuvendit.

Balla ka kërcënuar se mazhoranca mund të votojë e vetme projektligjet e paktesës së reformës në drejtësi, pasi i ka 84 votat e nevojshme.

Por, Balla ka kërkuar sërish që opozita të rikthehet në Kuvend për të votuar këto projektligje, një kërkesë në fakt që vjen nga BE dhe SHBA, të cilët kërkojnë miratimin vetëm me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës.

“Maxhoranca sigurisht që i ka votat për të vazhduar miratimin e tyre, por është një moment i mirë për t’i ribërë thirrje opozitës që të kryejë detyrimet e saj përkundrejt asaj pjese shqiptare që i ka besuar mandatet e tyre në Kuvend, që të vijnë e të votojnë ligje shumë të rëndësishme, sikurse janë Kodi i Procedurës Penale, Kodi Penal, të cilat do të intensifikojnë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çdo të keqe tjetër të shoqërisë tonë”, tha Balla.

Megjithatë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sot nga çadra se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike, ndërsa theksoi se pakti i 22 korrikut për reformën në drejtësi, është prishur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

Të fundit