Flash News

KRYESORE

Balla mbron Lubonjën dhe kritikon sërish Metën: Jo të gjithë i kemi sistemuar fëmijët me eskorta

Balla mbron Lubonjën dhe kritikon sërish Metën: Jo të

Gazetari Sokol Balla është solidarizuar me kolegun Fatos Lubonja, të cilit iu dëmtua makina për arsye ende të panjohura. Me këtë rast, Balla, duke pasur në mendje presidentin Ilir Meta, shton se gazetarët janë të pambrojtur përballë retorikave të ashpra të politikanëve.

“Dhe ketu larg ne Rio ndersa shetisja ne Ipanema pa njerez ne mengjes, mesova per incidentin qe mund te kete perfshire Lubonjen ose vellain e tij. Pastaj lexova postimin e Presidentit, te gruas se Presidentit, te partnerit te saj opozitar dhe te babait te tij shpirteror.

Pa i hyre dy-standardeve dhe te vertetes shume thelle, indiferent ndaj mungeses se solidaritetit mes nesh njerezve te medias ne raste te tilla ndaj meje, totalisht solidar me Lubonjen dhe familjaret e tij, edhe ky rast tregon sesa te pambrojtur jane gazetaret, sesa shpesh ata jane vetem me hijen e tyre, perballe retorikave te egra te politikaneve, qe pastaj motivojne indirekt te cmendur ne rruge te sulmojne ata (gazetaret) ne menyre agresive.

Nuk e them kete si shenje frike, po jo te gjithe i kemi sistemuar femijet me pallate dhe eskorta policie‘, shkruan Balla në Instagram.

 

Të fundit