Flash News

KRYESORE

Balla me banorët e prekur nga tërmeti në Kamëz, thumbon Bashën për projektet e bashkisë: Kush ta bënte? Luli dhe lulat...

Balla me banorët e prekur nga tërmeti në Kamëz, thumbon

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka takuar banorët e prekur nga tërmeti i 21 shtatorit në Kamëz.

Ndërsa ka folur mbi vendimet e qeverisë dhe ndihmat e ofruara nga shtetet evropiane në solidarizim me banorët e prekur, Balla shtoi se Qeveria do të sjellë në Kuvend Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit të këtij viti.

“Qeveria këtë javë miratoi disa vendime shumë të rëndësishme në ndihmë të familjeve tuaja të prekura nga tërmeti prej të cilave unë do të veçoja vendimin për përjashtimin nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë për të gjitha investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit. Qeveria do të sjellë në Kuvend Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit të këtij viti, i cili garanton ndër të tjera edhe përdorimin e fondit rezervë për përballimin e situatës emergjente nga tërmeti.

Gjatë gjithë situatës së krijuar menjëherë pas tërmetit, Kryeministri Rama ka mbajtur kontakte me homologët e tij në Europë, duke siguruar mbështetjen e tyre në përballimin e situatës. Ne duhet të jemi mirënjohës për solidaritetin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, plot 14 vende   duke ofruar ndihma të domosdoshme për përballimin e emergjencës. Kjo është shprehje e qartë e partneritetit dhe përkatësisë sonë në BE”, tha Balla.

Po ashtu, ai thumboi edhe PD dhe ish kryetarin e bashkisë Xhelal Mziun, mbi projektin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

“Kanalet e kullimit, të kthyera edhe në kanalizime të ujrave të zeza, janë të bllokuara prej vitesh. Të bllokuara nga kallamishtet dhe lloj-lloj mbetjesh të hedhura në to, duket qartë se aty nuk është vënë kurrë dorë. Kamza dhe Paskuqani kërkojnë padyshim investime të menjëhershme për kanalizimet e ujrave të zeza. Dhe për fat të mirë arritëm të bëjmë aktiv tani në Shtator një fond të Qeverisë gjermane përmes kfË prej afro 10 milionë Euro, fond i cili ishte pezull prej vitesh por që pengohej nga pa-aftësia e ish-drejtuesve të Bashkisë Kamëz. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz shërbente deri në Shtator si tepsi për punësimin e militantëve, qofshin këta edhe rojet e SHQUP-it, por nuk kryente asnjë detyrim për abonentët. KfË kish vënë kusht shndërrimin e saj në SHA, por kush ta bënte? Luli dhe lulat e tij në Kamëz?!”, u shpreh Balla.

Të fundit