Flash News

KRYESORE

Balla merr pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të presidencës së PSE: PE po voton rezolutën mbështetëse për Shqipërinë

Balla merr pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në Konferencën e jashtëzakonshme të presidencës së Partisë Socialiste Europiane në prag të mbledhjes së Këshillit Europian.

Lajmin e bëri me dije vetë ai, teksa përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se ky takim mblodhi së bashku disa figura të rëndësishme.

“Sot pasdite mora pjesë në Konferencën e jashtëzakonshme të presidencës së Partisë Socialiste Europiane në prag të Këshillit Europian, e cila mblodhi sëbashku kryeministra të disa prej vende anëtare të BE, komisionerë, Presidentin e PE David Sassoli, Presidenten e Grupit Socialist&Democrat në PE, si dhe kryetarët e partive anëtare të PES”, shprehet Balla, ndërsa thekson se “në këtë moment Parlamenti Europian po voton Rezolutën mbështetëse për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Të fundit