Flash News

KRYESORE

Balla mohoi 25 udhëtimet me Edmond Begën, reagon Salianji: Mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop?

Balla mohoi 25 udhëtimet me Edmond Begën, reagon Salianji: Mund

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili u shpreh se do ta padisë atë, sapo të rikthehet nga Parlamenti Europian lidhur më denoncimin për udhëtimet me avion me të dënuarin për trafik droge, Edmond Bega.

Salianji, i cili publikoi disa të dhëna të marra nga sistemi TIMS, ironizon me deputetin Balla, duke u shprehur: “Duke u përgatitur për në gjykatë. A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop?”, shkruan ai.

Edmond Bega rezulton të jetë i dënuar në Torino në vitin 2008, me 21 vite burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa është zbuluar së ai ka përfiuar disa tendera në zonat e Elbasanit dhe Librazhdit, ku Balla është deputet.

Salianji dhe Balla kanë pasur përplasje edhe për 'çështjen Babale', teksa ky i fundit ka mohuar të ketë ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit, ndërsa Partia Demokratike publikoi një video, ku Alizonte shprehej se Balla i kishte oftuar para.

Të fundit