Flash News

KRYESORE

Balla në ambientet e presidencës; jo për Metën por për të ‘vëzhguar’ rusin Abramoviç

Artisti nga Librazhdi, Gëzim Hidri, i cili njihet ndryshe si mjeshtër i gdhendjes së gurëve ka hapur një ekspozitë personale në ambientet e presidencës, ku ka prezantuar 37 punime.

Një ndër vizitorët e ekspozitës, e cila u mbyll sot ka qenë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka vëzhguar me kujdes të gjitha punimet e Hidrit, ku mes tyre ndodhet edhe mozaiku i presidentit rus të Çelsit, Roman Abramoviç.

Vlen të theksohet fakti se vizita e deputetit të Librazhdit erdhi menjëherë pas thirrjes që Hidri i bëri në emisionin e së premtes, “Zonë e Lirë”, ku tha se do ta mirëpristë deputetin në ekspozitën e tij.

Të fundit