Flash News

KRYESORE

Balla në foto me deputetin e CDU: Reforma në drejtësi, garanci kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka postuar në facebook një foto me deputetin e CDU Peter Bayer, ku thotë se patën mundësi të ndanin vlerësimet rreth ‘Po’-së me kushte që Bundestagu i dha Shqipërisë për çeljen e negociatave të antarësimit në BE.

“Me deputetin e CDU Peter Bayer dje patëm mundësi të bashkëndajmë vlerësimin se fillimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është një mesazh i rëndësishëm për popullin shqiptar, qartësht pro-europian, por gjithashtu edhe një mesazh gjeo-strategjik”, shkruan Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së thekson gjithashtu rrugën e gjatë që si Shqipëria, si Maqedonia e Veriut kanë për të bërë.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mori ‘ok’ për çeljen e negociatave për antarësim në BE pa kushte.

Të fundit