Flash News

KRYESORE

Balla në mbyllje të Kongresit të PS-së komenton “vetësakrifikimin e Metës": Besoj se është qetësuar për ëndrrat e këqija

Balla në mbyllje të Kongresit të PS-së komenton

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në mbyllje të Kongresit të PS-së, i pyetur nga mediat për deklaratën e presidentit Ilir Meta për vetësakrifikim vetëm e vetëm që të vihet stabilitetit politik, ka reaguar duke ironizuar.

Balla tha se kreu i shtetit duhet të rrijë i qetë pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s  dhe deklaratën e presidentin i quajti thjesht si “ëndrra të këqija”.

“Sipas fjalës së kryeministrit, Edi Rama, i cili ishte sot vetëm 50 metra në vijë ajrore nga Presidenca dhe besoj se edhe presidenti është qetësuar, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s . Dhe besoj së është qetësuar për ëndrrat e këqija që kish parë para pak ditësh”, tha Balla.

Të fundit