Flash News

KRYESORE

Balla nga Kamza: Për llafe kemi artistin, për punë Partinë Socialiste

Balla nga Kamza: Për llafe kemi artistin, për punë Partinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u ka kërkuar anëtarëve të këshillit bashkiak të Kamzës si edhe kryetarit të ri, Rakip Suli që të punojnë për qytetarët dhe të angazhohen maksimalisht për të zgjidhur problemet e tyre. Ai tha se tani ka marrë fund koha kur Kamza ishte shndërruar në peng të keqqeverisjes vendore.

“Partitë i kanë bërë dëm Kamzës duke e shndërruar në një peng të keqqeverisjes vendore. Sot është një ditë e re që duhet nisur veçse me punë. Iu lutem anëtarëve të këshillit të grupit socialist, madje do i urdhëroja mos të vijnë këtu vetëm një herë në muaj që të ngrenë kartonin, por të sillni hallet dhe problemet e çdo lagjeje, e çdo zone të kësaj bashkie kaq të madhe me një numër shumë të madh popullsie, qoftë të Kamzës e qoftë të Paskuqanit. Ka shumë probleme që duhen zgjidhur.

Ne jemi zgjedhur për të qeverisur për vëmendjen te populli. I them kryetarit të ri se historia e kryetarit që nuk gjendet në zyrë përfundon këtu, të ketë dëgjesa të përditshme me qytetarët. ka plot punë që janë peng i kësaj keqqeverisjeje.

E rithem edhe njëherë, llafet mbaruan, për llafe kemi artistin, për punë kemi Partinë Socialiste. “, tha Balla nga Kamza.

Të fundit