Flash News

KRYESORE

Balla nuk bindet nga përgjimet dhe paralajmëron: Mund të jem dhe unë

Balla nuk bindet nga përgjimet dhe paralajmëron: Mund të jem dhe

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, tha se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” nuk janë të sakta.

Në emisionin “opinion” në Neës 24, ai u shpreh se edhe vetë ka biseduar me Arben Keshin, drejtor i Ministrisë së Brendshme, emri i të cilit u publikua në materialet e djeshme, madje edhe vetë mund të jetë regjistruar.

“Politikisht bie dakord, që në Shqipëri duhet të vijojnë përforcimet e çdo qasjeje dhe akti ligjor, për të përmirësuar standardin zgjedhor në vend. Nuk pranoj që gjyqin për ndërhyrjen në zgjedhje të ma bëj Monika dhe Basha. Unë kam qenë në Dibër. PD kishte dislokuar të gjithë grupin parlamentar, të gjithë armatën e saj. Ne kemi qenë në Dibër për të monitoruar procesin.

Një nga personazhet e përgjuar në këtë rast, Keshi më ka marrë në tel dhe më njofton se Flamur Noka së bashku me disa persona, e kanë goditur dhe e kanë kanosur në armë. Kjo s’ka dalë, është në përgjim. Fakti që kjo zbardhet copa-copa. PD Këto përgjime i ka pasur PD në dorë. Asokohe PD ka qenë në parlament për të kontestuar rezultatin. Në Shqipëri rast më të rëndë se sa përfshira e PD-së në fushatën lobuese të saj në SHBA”-tha Balla në emision.

Të fundit