Flash News

KRYESORE

Balla nuk i thotë ‘jo’ Metës, por deklaron se “nuk ka negociata në kurriz të Kushtetutës”

Balla nuk i thotë ‘jo’ Metës, por deklaron se “nuk

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nuk e përjashtoi mundësinë për ulje në dialog me opozitën në një tryezë të mundshme të thirrur nga presidenti Ilir Meta. Gjithsesi, Balla theksoi se nuk do të ketë negociata në kurriz të Kushtetutës.

“Unë nuk jam Nostradamus. Di që në çdo rast se afatet zgjedhore janë kushtëzuese për kudo. Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë e ka shumë gabim. Nuk ka negociata me askënd mbi kurrizin e Kushtetutës”, u shpreh Balla.

Sipas tij, “zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen” dhe “mandati i Kuvendit është legjitim”.

“Do doja të përsërisja se ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA-së apo edhe qëndrimi i BE-së që nxitën të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor dhe do të jenë të gjithëpranuara”, tha Balla.

Sa i përket koalicionit të nënshkruar sot me disa partitë të vogla, Balla tha: “Sot kemi përmbyllur një marrëveshje për krijimin e ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’. Kemi ruajtur të njëjtin emër me të cilin kemi futuar zgjedhjet e 2013-ës, 2015-ës dhe 2017-ës. Kjo aleancë është gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje.”

Të fundit