Flash News

KRYESORE

Balla: Opozita të braktisë kursin e saj të rrezikshëm politik

Balla: Opozita të braktisë kursin e saj të rrezikshëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar në Twitter, duke u shprehur se PS ka mbështetur qëndrimin e kolegëve të Parlamentit Europian ndaj vendimit të opozitës.

Teksa e konsideron dorëzimin e mandateve “kurs të rrezikshëm politik”, Balla shkruan,

Ne, Partia Socialiste mirëpritëm përfshirjen e kolegëve tanë të Parlamentit Europian që i kërkuan opozitës të braktisë kursin e saj të rrezikshëm politik, ndalimin e dhunës dhe kthimin në jetën institucionale dhe përfshirjen e tyre në listën e deputetëve për të nderuar mandatin që elektorati u dha atyre”.

Kujtojmë që Delegacioni i Parlamentit Evropian që ndodhet në Shqipëri ka refuzuar që ky institucion i Bashkimit Evropian të marrë rolin e negociatorit për zgjidhjen e krizës politike, pas djegies së mandateve nga partitë opozitare. Në konferencën për gazetarët, pas takimeve që zhvilluan me zyrtarët shqiptarë, eurodeputetët thanë se ky është problem i brendshëm i Shqipërisë dhe të gjithë duhet të ngrihen mbi interesin partiak për t’i dhënë zgjidhje.

Të fundit