Flash News

KRYESORE

Balla paralajmëron spastrimin e simpantizantëve të LSI nga administrata: Tepsia do të kthehet përmbys

Balla paralajmëron spastrimin e simpantizantëve të LSI nga

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, e ka nisur nga Peqini turin e dialogut “Bashkëqeverisja me njerëzit për Shqipërinë që duam”.

Në nisje të fjalës së tij, Balla falënderoi të gjithë ata që punuan me zemër dhe vendosën interesat e vendit mbi interesat e tyre, duke mbështetur dhe duke votuar PS-në.

“Dua të falenderoj këdo që vuri interesin e Shqipërisë mbi interesin personal, vuri interesin e Shqipërisë mbi lidhjet e shkurtra dhe votoi për Partinë Socialiste, sepse ishte një votë shumë e rëndësishme. Kjo votë i dha Shqipërisë një drejtim për të cilin Shqipëria kishte nevojë. Të gjitha strukturat e PS-së, nga sot e tre muaj me radhë, do të merren me një analizë të thellë të rezultatit, pritshmërive dhe faktorëve. Në 25 qershor ne fituam besimin e shqiptarëve dhe nuk do t’i zhgënjejmë ata. Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbys, nuk ka më tepsi. Administrata do të jetë në bazë të meritës, në bazë të performancës; dhe kur flasim për meritë aty përmblidhen të gjitha”, tha Balla.

Më tej, Balla tha se pavarësisht se fushata mbaroi, tani nis puna e vërtetë e bashkëqeverisjes me qytetarët, duke u ndalur përsëri në çdo fshat e qytet për të dëgjuar nga afër problemet dhe sugjerimet e gjithësecilit.

Të fundit