Flash News

KRYESORE

Balla përdor Patozin për diversion te demokratët: Lojë e Berishës, dështoi me Lulin tani fut Astritin

Balla përdor Patozin për diversion te demokratët: Lojë e

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka përdorur sot gjatë fjalës në Parlament emrin e Astrit Patozit, ish nënkryetarit të PD, tashmë me partinë e tij për diversion ndaj demokratëve.

Pas akuzave se partia e re ‘Bindja Demokratike’ mbështetet nga Rama, Balla e hodhi poshtë duke e cilësuar edhe si një lojë të ish kryeministrit Sali Berisha.

“Zgjedhjet nuk janë të PS apo të grupit demokrat qofshin të PD apo të Bindjes Demokratike se është qesharake kjo historia që nënkryetari i PD, Astrit Patozi sulmon sistemin politik për partitokraci, ka qenë 8 vite në pushtet dhe i ka patur mundësinë ta ndryshojë nëse do kishte dashur.,

Ju s’keni faj por partisë nënë thojini që Patozi është i tyre jo i yni. Se thonë se po e mbështetkemi neve, si mund të mbështesim kundërshtarin tonë, ku dimë ne se mos është lojë e Sali Berishës kjo e Astirit, dështoi Luli ka fut Astritin, puna juaj”, u shpreh Balla.

Të fundit