Flash News

KRYESORE

Balla pranon ‘pazarin’ me opozitën e re: Me këtë numër votash, Meta shkarkohet që në raundin e parë

Balla pranon ‘pazarin’ me opozitën e re: Me këtë

Deputeti  i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka konfirmuar se deputetët e opozitës së re do të mbështesin shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në emisionin ‘Përballë’ në TVSH, Balla siguroi se janë mbi 101 deputetë në total të gatshëm për të bërë ‘kurban’ Metën, që në raundin e parë.

“Unë mendoj se janë më shume deputetë [gazetari i tha 93 vota] në Kuvendin e Shqiperise, nese i referohemi rezolutes se pare [që u votua nga 101 deputetë]. Kjo procedure do te ishte bere e ngjashme per kedo qe do te kishte shkelur kushtetuten, qofte edhe nje perfaqësues i PS, edhe pse PS nuk ‘shkel’ asnje president te sajin qe prej 2003”, sqaroi Balla.

Pyetjes së gazetarit Lufti Dervishi, se nëse Komisioni i Venecias nuk rekomandon shkarkimin e Metës, si do te veprojne, Balla iu përgjigj: “PS në asnje rast nuk ka një qëndrim te kundërt me ate të Komisionit të Venecias”, nënvizoi Balla.

Me këtë rast, ai thuri disa elozhe për deputetët e opozitës së re, për të cilët pohoi se “jane mjaft të ashpër dhe denoncues në parlament dhe komisionet parlamentare, ku bëjnë pjesë”.

Të fundit