Flash News

KRYESORE

Balla propozon datën e zgjedhjeve parlamentare 2021: Uroj që presidenti ta marrë në konsideratë, dy kuptimet që mbart

Balla propozon datën e zgjedhjeve parlamentare 2021: Uroj që

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur poshtë mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve lokale, referuar propozimit të ri të PD, për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie deri në 15 shtator.

I pyetur nga gazetarët në një dale publike, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Balla e mohoi, ndërsa zbardhi propozimin publik ndaj presidentit Ilir Meta mbi ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare 2021.

Nëse zoti Basha nuk e di si të mbajë Xhelal Mziun me gajret dhe synon që të gënjejë sërish, kjo është çështje e brendshme e PD.

Zgjedhjet lokale sipas kushtetutës duhet të jenë me ndryshimet e reja në kod në periudhat 15- prill 15 maj 2023.

Sa i përket zgjedhjeve në bashkitë Shkodër, Durrës, Vorë dhe Rrogozhinë është kompetencë e presidentit qe duhet ta kishte ushtruar.

Për zgjedhjet e përgjithshme sipas ndryshimeve të reja në kodin zgjedhor kur sezoni zgjedhjeve ka ndryshuar në fazat 15 prill-15 maj, besoj se se 9 maji 2021 është datë shumë kuptimplotë për zgjedhjet e ardhshme si dita e Europës dhe dhe dita e fitores ndaj fashizmit.

Kur presidenti të mendojë për datën e zgjedhjeve uroj ta shqyrtojë edhe këtë datë, si data e fitores mbi fashizmin të jetë një ditë që shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë”, u shpreh Balla.

Të fundit