Flash News

KRYESORE

Balla ‘rikandidon’ Veliajn: E ka justifikuar besimin e dhënë nga qytetarët

Balla ‘rikandidon’ Veliajn: E ka justifikuar besimin e

Për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Erion Veliaj e ka justifikuar besimin e dhënë nga qytetarët si kryetar i bashkisë së Tiranës. I pyetur në ‘News 24’ nëse Veliaj do të rikandidohet për një mandat të dytë nga socialistët, Balla la të kuptohet se kryebashkiaku e gëzon mbështetjen e tij.

“Erion Veliaj e ka justifikuar më së miri besimin e dhënë nga ne dhe nga qytetarët”, u shpreh numri dy i socialistëve.

Gjithsesi, Balla u tregua i kujdesshëm të përsëriste se vendimi përfundimtar do të merret nga strukturat e partisë.  “Askush prej nesh nuk ka të drejtë të dali mbi vendimet e përbashkëta”, tha ai.

Sipas Ballës, shumica e kryebashkiakëve socialistë do të rikandidohen në qershor të 2019-ës.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS, nuk ka konfirmuar ende nëse Erion Veliaj do të jetë sërish kandidat për Tiranën. Edhe pse jemi vetëm pesë muaj larg zgjedhjeve lokale, Rama vijon të mbajë pezull Veliajn dhe kryebashkiakët e tjerë duke mos publikuar listën e kandidatëve.

Konflikti/ Taulant Balla: Presidenti po sillet si një kryetar alternativ i opozitës

Të fundit