Flash News

KRYESORE

Balla: Shqipëria në luftë me Covid-19, Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing në SHBA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar dokumentet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe akuzon PD se ka shpenzuar 60 mijë dollarë për një kontratë lobingu.

Sipas Ballës, kjo kontratë e re lobingu e Partisë Demokratike është regjistruar me një kompani që ndër klientët e vet ka edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.

“Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes Aktit të Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj ka regjistruar më 20 Mars 2020, një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet rregjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.

O zot, si ka mundësi, kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë në këtë Luftë me Covid-19, ku nevoja për solidaritet social e mbështetje për njerëzit në nevojë është aq e domosdoshme nga të gjithë, ky që merr guximin të japë edhe mend e plane, paguan shuma kaq të mëdha parash për të nxirë Shqipërinë në media amerikane, apo në zyrat e Kongresit amerikan.

Po si mund të dalësh për ditë në TV, e të drejtosh gishtin se nuk po ndihmohen familjet në nevojë, se nuk po financohen spitalet, nuk po paguhen infermiret, punonjësit e policisë, nuk po i jepet ndihmë financiare biznesit, kur vetë bën rrush e kumbulla paratë që partia jote merr nga buxheti i shtetit.

Do të ishte shumë me vlerë të ndihmoje disa qindra familje shqiptare me ndihma ushqimore me këto para, Lulzim. Mos prisni as sqarim, e as ndjesë publike nga ky e nga këta”, shkruan Balla në FB.

Të fundit