Flash News

KRYESORE

Balla si Lleshi dhe Rama, mohon dhunimin e gazetarit Lela: Policia e Shtetit ka vepruar sipas çdo protokolli

Balla si Lleshi dhe Rama, mohon dhunimin e gazetarit Lela: Policia e Shtetit ka

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur sot për mediat se Policia e Shtetit ka vepruar sipas protokollit dhe ashtu siç i takon.

Balla u pyet nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu për dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve - duke iu referuar gazetarit dhe drejtuesit të Politiko.al, Alfred Lelës. Në pyetjen që i shtron Veliu, e konsideron dhunën ndaj gazetarit trajtim si Niçja i Shijakut.

Balla u shpreh se policia ka bërë atë që i takon:

"Nuk ka kurrë dhe nuk ka për të pasur kurrë krahasim sa kohë Partia Socialiste e Shqipërisë të jetë në qeverisje në sjelljen mes policisë së shtetit sot dhe sjelljes së policisë shtetit kur trajtohej politikisht nga Sali Berisha. Ju lutëm mëqe më bëtë apel për memorie, unë kam qenë në të gjitha protestat e Partisë Socialiste dhe kam ndjekur me vëmendje të gjitha protestat e opozitës apo të shoqërisë civile gjatë kohës kur jam në qeveri, se për natyrë jam protesues. Por, koha kur protestuesit qëlloheshin me plumba ditën për diell, ka përfunduar. Dhe nëse më lejoni të bëj një vlerësim, Policia e Shtetit për mënyrën e administrimit të situatës artificiale të krijuar e qëllime, aspak në qëllime të godinës së Teatrit , ka vepruar sipas çdo protokolli."

Lexo edhe : “Skutha, të pabesë e pa Zot”, Lleshaj i përgjigjet opozitës pas përplasjeve për teatrin: Po, te policët të shihet fytyra ime

Rama mohon dhunimin e gazetarit Alfred Lela: Është procedurë e policisë, mos fantazoni

Të fundit