Flash News

KRYESORE

Balla ‘siguron’ se nuk do të ndodhë më bojkot i zgjedhjeve: S’do lejojmë asnjë parti politike

Balla ‘siguron’ se nuk do të ndodhë më bojkot i

Kryetari i Grupit Parlamentar, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla vijon të analizojë situatën pas zgjedhjeve në vend.

Që nga Elbasani Balla tha se bojkoti i zgjedhjeve nuk do të ndodhë më me asnjë parti politike dhe për këtë shprehet i sigurt.

“Elbasani dhe gjithë Shqipëria pas 30 Qershorit, kanë garantuar se nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë zgjedhjet, nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë parlamentin dhe do të djegin mandatet.

Një gjë është e sigurt, ne jemi modeli më i mirë i qeverisjes vendore dhe qëndrore”-deklaroi Balla.

Zgjedhjet e 30 qershorit u kryen pa pjesëmarrjen e opozitës dhe kështu Partia Socialiste ishte dukshëm  fituesja e vetme.

Lulzim Basha dhe opozita kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Të fundit