Flash News

KRYESORE

Balla takim me drejtorin e DASH, Kostelancik: SHBA partneri ynë strategjik, të angazhuar maksimalisht

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u takua ditën e sotme me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Dave Kostelancik, bashkë edhe me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Shqipëri zonjën Leyla Moses-Ones.

Balla u shpreh se qeveria është angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së në drejtim të zhvillimeve demokratike.

“Për Shqipërinë marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike🇦🇱🇺🇸. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme.

Qeveria jonë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shqipëria është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, gjithashtu gjatë vitit 2020 do të ketë Presidencën e OSBE.”, shkroi Balla në profilin tij në Facebook.

Të fundit