Flash News

KRYESORE

Balla thellon kërcënimin ndaj administratës: Do riparojmë të gjitha gabimet në çdo institucion...

Balla thellon kërcënimin ndaj administratës: Do riparojmë

Pas takimit me bazën në Peqin, ku paralajmëroi spastrimin e simpantizantëve të LSI nga administrata, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, në një status të tij, pas takimit, nënvizoi edhe një herë idenë e tij se “do të punojmë edhe më shumë për Elbasanin që duam”, por “do ta ndajmë pushtetin vetëm me njerëzit e zakonshëm dhe të jeni të sigurt që ne do ta lexojmë me shumë kujdes votën e 25 qershorit. Do të dimë të riparojmë të gjitha gabimet në çdo institucion. Do të vazhdojmë ta përmirësojmë strukturën e PS...”. Me këtë status Balla thellon edhe më tej kërcënimin ndaj administratës, si një kërcënim serioz për spastrime të mundshme, sidomos ndaj militantëve dhe anëtarëve të LSI-së.

Takimet e tij me bazën do të vijojnë në të gjitha qendrat e mëdha si në Cërrik, Elbasan, Gramsh, Librazhd e Përrenjës.

Të fundit