Flash News

KRYESORE

Balla u përgjigjet kritikëve për koalicionin me LSI e pse u zgjodh Meta president: Nuk bëmë pazare, s’e parashikuam se do bëhej si Ver Llapa

Balla u përgjigjet kritikëve për koalicionin me LSI e pse u

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka sulmuar presidentin Ilir Meta, i cili në 2 mars ka thirrur një tubim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, bashkë me opozitën jashtëparlamentare.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, Balla u është përgjigjur kritikave për koalicionin me LSI në mandatin e parë dhe se pse u zgjodh Ilir Meta president, të cilin sot mazhoranca ka ngritur Komision hetimor për shkarkimin e tij.

“Ka pasë shumë kritikë për koalicionin me LSI në mandatin tonë të parë, ata që na thonë pse e zgjodhët Ilir Metën si president.

U themi kritikëve se nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin e parë, nuk bëmë pazare për objektivat në mandatin e parë.

Metës i dhamë vetëm hakun. Presidentin me votat tona nuk mund ta zgjidhnim. Si më i mirë në fushën e opozitës zgjidhëm Metën. Nuk e parashikonim se Meta do katandisej si Veri që u nxjerr gjuhën njerëzve te kryqëzimi 21-shit. Ne bëmë punë të mira në koalicionin me LSI në mandatin tonë të parë”, u shpreh Balla.

Të fundit