Flash News

KRYESORE

Balliu paralajmëron protestë masive: Opozita ka mbështetje të madhe

Balliu paralajmëron protestë masive: Opozita ka mbështetje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se protesta e 8 korrikut pritet të jetë masive.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas, por do të përballet me atë që solli qeveria e Ramës.

“Ne nuk do bëjmë asnjë hap pas, kemi më shumë mbështetje që na jep forcë dhe energji të përballemi me strukturën kriminale të qeverisë”,- tha Balliu.

Përsa i përket mundësisë për dialog PS-PD, Balliu thotë se nuk do të ndodhë, pasi kjo kërkohet nga Edi Rama, i cili sipas ish-deputetit do të shpëtojë kokën e tij.

“Ai do marrëveshje për të shpëtuar kokën e tij. Por, nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje me të sa kohë që ai do të jetë kryeministër. Tek protesta e Unazës bëhet fjalë për një aferë për të cilën askush nuk mbajti përgjegjësi, nëse ndërhyn Rama mund të këtë përplasje të jashtëzakonshme. Ka një mënyrë që kjo të mos ndodhë, që ai të dëgjojë zërin qytetar. Këtë duhet të bëjë edhe për raste të tjera, të dëgjojë vullnetin e popullit sa nuk është vonë”,- u shpreh Balliu.

Të fundit