Flash News

KRYESORE

Balliu: Rama post shtetëror gruas së Denar Bibës, edhe pse shmangu vetting-un

Balliu: Rama post shtetëror gruas së Denar Bibës, edhe pse

Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ish deputeti Klevis Balliu sulmoi kryeministrin Rama për paketën anti KÇK.

Balliu denoncoi rastin e bashkëshortes së nënkryetarit të KQZ, Denar Biba, Elona Kana, e cila për deputetin demokrat është emëruar në një detyrë shtetërore edhe pse u tërhoq si këshilltare në Gjykatën e Lartë sepse nuk justifikonte pasurinë.

Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifikonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit.  Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltares në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye” tha ndër të tjera Balliu.

Të fundit