Flash News

KRYESORE

Balliu tregon shkaktarët për përmbytjet në kryeqytet nga reshjet (video)

Balliu tregon shkaktarët për përmbytjet në kryeqytet nga

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se janë shkaktarë të përmbytjeve në kryeqytet, për shkak të vjedhjeve që kanë kryer.

“Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe ‘lavatriçja’ drogës Erion Veliaj bën sehir.

Pse ndodh kjo është e thjesht. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përmbyt Tiranës në pak minuta shi.

Shqipëria nuk ka as qeveri dhe as bashki.  Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit.  Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përmbytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën. “, shkroi ai në Facebook, duke shtuar “Nuk mund të tolerohet më”.

Të fundit