Flash News

KRYESORE

Ballkani i harruar? Agron Gjekmarkaj për ‘Vatikan News’: Qeveria në vendet e vogla  po kontrollon gjithçka

Ballkani i harruar? Agron Gjekmarkaj për ‘Vatikan News’:

Pedagogu, intelektuali dhe politolog Agron Gjekmarkaj ka dhënë një intervistë për gazetarin e  ‘Vatikan News’, Luka Kolodi ku ka folur për protestat dhe situatën politike në vendet e Ballkanit.

Sipas Gjekmarkajt ka qasje hipokrike ndaj Ballkanit, influencë ruse, ndërsa në Shqipëri, qeverisje të keqe nga Edi Rama.

Luka Kolodi: Jemi në lidhje edhe me Roberto Bobbion koleg këtu në Itali që merret shumë me çeshtjet ballkanike! Pyetja është kjo: Ballkani i harruar çfarë po ndodh? Shohim Serbine, Shqipërinë, Kosoven, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi..çfarë po ndodh? Ju qe jetoni në Ballkan Profesor çfarë mund të na thoni?

Gjekmarkaj: Dëgjo Luka ! Me trishtim me duhet të pohoj se Europa ndaj Ballkanit prej shekujsh ka një qasje disi hipokrite dhe kohët e fundit kjo vihet re më shumë! Ajo (Europa) na ka lënë vetem gjatë shekujve nën pushtimin e urryer otoman edhe pse ne Ballkan janë bërë beteja per fatet e Europes! Po kaq të vetmuar jemi ndier gjatë dekadave të “perdes se hekurt” e gjithashtu gjatë vite të ashtuquajturës demokraci! Më ngjan se Europes i intereson më shumë stabiliteti sesa demokracia ne Ballkan! Por ato janë te lidhura ngushtë njëra me tjetren! Se fundi shoqeria shqiptare, ajo serbe, malazese etj ka ngritur krye kunder despotizmit qe i qeveris keto vende, i cili ruan fasaden demokratike, por qe nuk eshte demokraci! Keta pushtetare ja kane dale te zgjidhen nga lidhjet mes politikes dhe krimit te organizuar! Tanime ata kane pushtet mbi “jeten” dhe “vdekjen” e qytetarëve te tyre! Duke qene edhe vende te vogla është qeveria qe kontrollon gjithçka! Ajo mund te joshe dhe kercenoje kedo, ndaj u merr edhe voten! Fjala e fundit i takon asaj (qeverise) dhe jo shtetit ligjor!

Luka Kolodi: Profesor Gjekmarkaj a mund të flitet në Ballkan për një fenomen ndërmjet sovranitetit dhe populizmit?

Gjekmarkaj: Këto dy gjëra përzihen njëra me tjetrën, nuk përjashtohen as njëra e as tjetra, janë prezent qoftë sovranizmi qoftë populizmi! Shpesh është sovranizmi që prodhon populizmin e ky i fundit ushqen të parin! Jo rrallë sovranizmi ka karakter folkflorik, por edhe i rrezikshëm, siç historia e ka dëshmuar nën trajtat e veta të nacionalizmit! Por nuk do të ishte ky problemi më i madh i Ballkanit sot! Unë mendoj që indiferenca europiane si dhe paaftësia feminore e shoqërive ballkanike për të ndërtuar demokraci të vërtetë i nxjerrin në pah fenomenet e mësipërme! Fatkeqësisht po shfaqemi feminorë si shoqëri ballkanike e shqiptare per te ndertuar nje demokraci te tipit perendimor! Nuk po krijojme premisa per nje tradite te tille! Ndaj ka filluar nje “pranvere ballkanike”! Disa thonë se janë përfshire ruset!? Unë këtë nuk e përjashtoj! Ata kanë qëllime e interesa strategjike në Ballkan, por nëse marrim si shembull Shqipërinë! Qoftë Opozita e djathtë, qoftë qeveria socialiste janë pro europiane dhe proameriakne! Nuk më duket hipoteze e arsyeshme që rusët të kenë dorë në ngjarjet e Shqipërisë! Kjo opozitë kur ishte në qeveri me Kryeministër Sali Berishen ka insistuar fort dhe ja ka dalë ta fusë vendin në NATO! Por edhe Edi Rama, i cili qeveris aktualisht e që po qeveris shumë keq prezantohet si pro europian dhe pro amerikan me nje fjalor politik qe per nje kohe te gjate ja ka dale te fitoje simpati, por qe mbeshtetjen europiane dhe amerikane e perdor per te qeverisur ashtu si po qeveris, domethene shume keq , duke krijuar kete situate!

Luka Kolodi: Gjekmarkaj, Profesor jemi ne perfundim, nje batute, religjionet mund te ndihmojne ne nje proces demokratik ne Ballkan?

Gjekmarkaj: Teorikisht nese ju referohemi doktrinave te tyre do te duhej te ndihmonin, por ne praktike ka raste kur eksponentet fetare, apo instrumentalizimi ideologjik qe i behet fese i fusin duart rendshem ne konfliktet ballkanike si dhe ne dialektiken e shoqerise! Shoqerite ballkanike jane gjaknxehta nga pikëpamja kulturore e fetare por ka shembull te vullnetit te mire kur fete e kane kete potencial pozitiv per te kontribuar ne paqen mes komponentëve shoqerorë e etnik!

LINKU i intervistës

Të fundit